Bibla Shqip

Eksodi 8

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe i thuaj: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Hebrenjve: Lėre popullin tim tė shkojė, qė tė mund tė mė shėrbejė.

2

Por nė rast se nuk pranon ta lėsh tė shkojė dhe e mban akoma,

3

ja, dora e Zotit do tė jetė mbi bagėtinė tėnde, qė ėshtė nėpėr fusha, mbi kuajt, mbi gomarėt, mbi devetė, mbi bagėtinė e trashė dhe tė imėt, dhe do tė ketė gjėmė tė madhe.

4

Por Zoti do tė bėjė dallim midis bagėtisė sė Izraelit dhe asaj tė Egjiptit; kėshtu asnjė ngordhje nuk do tė ketė nė gjithēka qė u pėrket bijve tė Izraelit"".

5

Pastaj Zoti caktoi njė afat, duke thėnė: "Nesėr Zoti do ta bėjė kėtė nė vend".

6

Dhe Zoti e bėri atė tė nesėrmen, dhe tėrė bagėtia e Egjiptit ngordhi; por nga bagėtia e bijve tė Izraelit nuk ngordhi as edhe njė kokė.

7

Faraoni dėrgoi njerėz pėr tė parė, dhe ja asnjė kokė bagėtie e Izraelitėve s`kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u fortėsua dhe ai nuk e la popullin tė shkojė.

8

Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpėrndajė atė drejt qiellit nė sytė e Faraonit.

9

Ai do tė bėhet njė pluhur i imėt nė tė gjithė vendin e Egjiptit, dhe do tė shkaktojė ulcera qė do tė pėrftojnė puērra me qelb te njerėzit dhe te kafshėt nė tė gjithė vendin e Egjiptit".

10

Atėherė ata morėn hi furre dhe u paraqitėn para Faraonit; dhe Moisiu e shpėrndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera qė pėrftuan puērra te njerėzit dhe te kafshėt.

11

Dhe magjistarėt nuk mundėn tė qėndronin para Moisiut pėr shkak tė ulcerave, sepse magjistarėt dhe tėrė Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat.

12

Por Zoti e ngurtėsoi zemrėn e Faraonit, dhe ky nuk i dėgjoi ata, ashtu siē i kishte thėnė Zoti Moisiut.

13

Pas kėsaj Zoti i tha Moisiut: "Ēohu herėt nė mėngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Hebrenjve: Lėre popullin tim tė shkojė, qė tė ketė mundėsi tė mė shėrbejė.

14

Sepse kėtė herė do t`i dėrgoj tėrė plagėt e mia pikėrisht mbi ty, mbi shėrbėtorėt e tu dhe mbi popullin tėnd, qė tė mėsosh se nuk ka asnjė tė ngjashėm me mua nė gjithė dheun.

15

Nė fakt, nė qoftė se tani unė do ta kisha shtrirė dorėn dhe do tė kisha goditur me murtajė ty dhe popullin tėnd, ti do tė ishe fshirė nga faqja e dheut.

16

Por, pikėrisht pėr kėtė arsye, tė kam falur, pėr tė tė treguar fuqinė time dhe qė emri im tė shpallet nė gjithė dheun.

17

Dhe ti akoma i kundėrvihesh popullit tim dhe nuk e lė tė shkojė?

18

Ja, nesėr nė kėtė orė, unė do tė bėj qė tė bjerė njė breshėr aq i fortė, qė Egjipti nuk e ka parė prej ditės sė krijimit tė tij deri tani.

19

Dhe tani dėrgo njeri qė tė sigurosh bagėtinė tėnde dhe tėrė ato qė ke nėpėr fusha. Sepse tėrė njerėzit dhe kafshėt, qė ndodhen nėpėr fushat dhe nuk janė ēuar nė shtėpi, do tė goditen nga breshėri dhe do tė vdesin"".

20

Ndėr shėrbėtorėt e Faraonit, ata qė patėn frikė nga fjalėt e Zotit i strehuan nė shtėpitė e tyre shėrbėtorėt dhe bagėtinė e tyre;

21

por ata qė nuk i morrėn parasysh fjalėt e Zotit i lanė shėrbėtorėt dhe bagėtinė e tyre nė fusha.

22

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorėn drejt qiellit, qė tė bjerė breshėr nė tėrė vendin e Egjiptit, mbi njerėzit, mbi kafshėt dhe mbi ēdo lloj bimėsie tė fushave nė vendin e Egjiptit".

23

Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dėrgoi bubullima dhe breshėr, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe nė tokė; dhe Zoti bėri qė tė bjerė breshėr mbi vendin e Egjiptit.

24

Kėshtu ra breshėr dhe pati njė zjarr tė pėrzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortė, sa nuk ishte parė ndonjė herė nė tė gjithė vendin e Egjiptit, qė ditėn qė ishte bėrė komb.

25

Dhe breshri goditi nė tė gjithė vendin e Egjiptit gjithēka qė ishte nė fushat, si njerėzit ashtu dhe kafshėt; breshri goditi ēdo lloj bimėsie nė fushat dhe bėri copė copė ēdo pemė qė ndodhej nė fushė.

26

Vetėm nė vendin e Goshenit, ku ishin bijtė e Izraelit nuk ra breshėr.

27

Atėherė Faraoni dėrgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: "Kėtė herė unė mėkatova; Zoti ėshtė i drejtė, ndėrsa unė dhe populli im jemi tė kėqij.

28

Lutjuni Zotit qė tė mbarojnė bubullimat e Perėndisė dhe breshri; unė do t`ju lė tė shkoni dhe nuk do tė jeni tė detyruar tė rrini mė kėtu".

29

Moisiu i tha: "Mbasi tė dal nga qyteti, do t`i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do tė pushojnė dhe nuk do tė ketė mė breshėr, qė ti tė mėsosh qė toka i pėrket Zotit.

30

Por unė e di qė ti dhe shėrbėtorėt e tu, nuk do tė keni frikė akoma nga Zoti Perėndi".

31

Tani liri dhe elbi u prekėn, sepse elbi ishte nė kalli dhe liri kishte lulėzuar;

32

por gruri dhe gruri i fortė nuk u prekėn, sepse janė tė vonshėm.

33

Kėshtu Moisiu, pasi la Faraonin, doli nga qyteti dhe i shtriu duart drejt Zotit; atėherė bubullimat dhe breshri pushuan dhe nuk ra mė shi mbi tokė.

34

Kur Faraoni pa qė shiu, breshri dhe bubullimat pushuan, vazhdoi tė mėkatojė dhe e ngurtėsoi zemrėn e tij, ai dhe shėrbėtorėt e tij.

35

Kėshtu zemra e Faraonit u ngurtėsua dhe ai nuk i la tė bijtė e Izraelit tė shkojnė, ashtu si i kishte thėnė Zoti nėpėrmjet Moisiut.

Eksodi 10