Bibla Shqip

Zanafilla 48

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 49

1

Pastaj Jakobi thirri bijtė e tij dhe tha: "Mblidhuni qė unė t`ju njoftoj ēfarė do t`ju ndodhė nė ditėt e ardhshme.

2

Mblidhuni dhe dėgjoni, o bijtė e Jakobit! Dėgjoni Izraelin, atin tuaj!

3

Ruben, ti je i parėlinduri im, forca ime, filli i fuqisė sime, i dalluar pėr dinjitet dhe pėr forcė.

4

I rrėmbyer si uji, ti nuk do tė kesh epėrsinė, sepse hipe mbi shtratin e atit tėnd dhe e pėrdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.

5

Simeoni dhe Levi janė vėllezėr: shpatat e tyre janė vegla dhune.

6

Mos hyftė shpirti im nė mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftė me kuvendin e tyre! Sepse nė mėrinė e tyre kanė vrarė njerėz, nė kryeneēėsinė e tyre u kanė prerė leqet e kėmbėve demave.

7

Mallkuar qoftė mėria e tyre, sepse ka qėnė e egėr, dhe tėrbimi i tyre sepse ka qėnė mizor! Unė do t`i ndaj te Jakobi dhe do t`i shpėrndaj te Izraeli.

8

Judė, vėllezėrit e tu do tė tė lavdėrojnė; dora jote do tė jetė mbi zverkun e armiqve tė tu; bijtė e atit tėnd do tė pėrkulen para teje.

9

Juda ėshtė njė luan i ri; ti zė fill nga preja, biri im; ai pėrkulet, struket si njė luan, si njė luaneshė; kush guxon ta zgjojė?

10

Skeptri nuk do t`i hiqet Judės, as bastuni i komandimit nga kėmbėt e tij, deri sa tė vijė Shilohu; dhe atij do t`i binden popujt.

11

Ai e lidh gomarin e tij tė vogėl nė pjergull dhe kėrriēin e gomaricės sė tij nė pjergullėn mė tė mirė; i lan rrobat e tij nė verė dhe mantelin e tij nė gjakun e rrushit.

12

Ai i ka sytė tė ndritura nga vera dhe dhėmbėt e bardha nga qumėshti.

13

Zabuloni do tė banojė nė breg tė deteve; dhe do tė pėrbėjė njė vendstrehim pėr anijet; kufiri i tij do tė zgjatet drejt Sidonit.

14

Isakari ėshtė njė gomar i fuqishėm, i shtrirė nėpėr vathė.

15

Ai e pa qė ēlodhja ėshtė e mirė dhe qė vendi ėshtė i kėndshėm; ai pėrkuli kurrizin pėr tė mbajtur peshėn dhe u bė njė shėrbėtor i punės sė detyruar.

16

Dani do ta gjykojė popullin e tij, si njė nga fiset e Izraelit.

17

Dani do tė jetė njė gjarpėr nė rrugė, njė nepėrkė nėpėr shteg, qė kafshon thembrat e kalit, kėshtu qė kalorėsi rrėzohet sė prapthi.

18

Unė pres shpėtimin tėnd, o Zot!

19

Njė bandė grabitėsish do tė sulmojė Gadin, por edhe ai do t`i sulmojė kėmba kėmbės.

20

Nga Asheri do tė vijė buka e shijshme dhe ai do tė japė kėnaqėsira reale.

21

Neftali ėshtė njė drenushe e lėnė e lirė, ai thotė fjalė tė bukura.

22

Jozefi ėshtė njė degė e njė druri frytdhėnės; njė degė e njė druri frytdhėnės qė ndodhet pranė njė burimi; degėt e tij shtrihen mbi murin.

23

Harkėtarėt e kanė provokuar, i kanė hedhur shigjeta, e kanė ndjekur;

24

por harku i tij ka mbetur i fortė; krahėt e tij janė pėrforcuar nga duart e tė Fuqishmit tė Jakobit (e atij qė ėshtė bariu dhe shkėmbi i Izraelit),

25

nga Perėndia e atit tėnd qė do tė tė ndihmojė dhe nga Shumė i Larti qė do tė tė bekojė me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerės qė ndodhet poshtė, me bekimet e sisėve dhe gjirit tė nėnės.

26

Bekimet e atit tėnd ua kalojnė bekimeve tė tė parėve tė mi, deri nė majat e kodrave tė pėrjetshme. Ata do tė jenė mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorėn e atij qė u nda nga vėllezėrit e tij.

27

Beniamini ėshtė njė ujk grabitqar; nė mėngjes ha gjahun dhe nė mbrėmje ndan prenė.

28

Tėrė kėta janė dymbėdhjetė fiset e Izraelit; dhe pikėrisht kėtė u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dhėnė secilit njė bekim tė veēantė.

29

Pastaj Jakobi i urdhėroi duke thėnė: "Unė jam duke u ribashkuar me popullin tim; mė varrosni pranė etėrve tė mi nė shpellėn qė ndodhet nė arėn e Efron Hiteut,

30

nė shpellėn qė ėshtė nė fushėn e Makpelahut pėrballė Mamres, nė vendin e Kanaanit, atė qė Abrahami bleu nė arėn nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronė e tij.

31

Atje u varrosėn Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosėn Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unė varrosa Lean.

32

Ara dhe shpella qė ndodhet aty u blenė nga bijtė e Hethit".

33

Kur Jakobi mbaroi sė dhėni kėto urdhėra bijve tė tij, mblodhi kėmbėt nė shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij.

 

Zanafilla 50