Bibla Shqip

Zanafilla 47

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 48

1

Mbas kėtyre gjėrave, ndodhi qė i thanė Jozefit: "Ja, ati yt ėshtė i sėmurė". Kėshtu ai mori me vete dy bijtė e tij, Manasin dhe Efraimin.

2

Kur i thanė Jakobit: "Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti", Izraeli mblodhi tėrė forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.

3

Atėherė Jakobi i tha Jozefit: "Perėndia i plotfuqishėm m`u shfaq nė Luc, nė vendin e Kanaanit, mė bekoi

4

dhe mė tha: "Ja, unė do tė tė bėj frytdhėnės, do tė tė shumoj, do tė bėj prej teje njė shumicė popujsh dhe do t`u jap kėtė vend pasardhėsve tė tu pas teje, si pronė pėrjetė".

5

Tani dy bijtė e tu, qė tė kanė lindur nė vendin e Egjiptit para se unė tė vija tek ti nė Egjipt, janė tė mitė. Efraimi dhe Manasi janė tė mitė, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.

6

Por bijtė qė ke lindur mbas tyre do tė jenė tė tutė; nė territorin e trashėgimisė sė tyre do tė thirren me emrin e vėllezėrve tė tyre.

7

Sa pėr mua, ndėrsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranė meje gjatė udhėtimit, nė vendin e Kanaanit, aty afėr Efratės; dhe e varrosa atje, nė rrugėn e Efratės, qė ėshtė Betlemi".

8

Kur Izraeli pa bijtė e Jozefit, tha: "Kush janė kėta?".

9

Jozefi iu pėrgjegj tė atit: "Janė fėmijėt e mi qė Perėndia mė ka dhėnė kėtu". Atėherė ai tha: "M`i afro dhe unė do t`i bekoj".

10

Tani sytė e Izraelit ishin venitur pėr shkak tė moshės dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i pėrqafoi.

11

Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Unė nuk mendoja tė shikoja pėrsėri fytyrėn tėnde, por tani Perėndia mė dha mundėsinė tė shikoj edhe pasardhėsit e tu".

12

Jozefi i tėrhoqi nga gjunjėt e tė atit dhe u pėrul me fytyrėn nė tokė.

13

Pastaj Jozefi i mori qė tė dy: Efraimin nė tė djathtė tė tij dhe nė tė majtė tė Izraelit, Manasin nė tė majtė tė tij dhe nė tė djathtė tė Izraelit, dhe i afroi pranė atij.

14

Atėherė Izraeli zgjati dorėn e tij tė djathtė dhe e vuri mbi kryet e Efraimit qė ishte mė i riu, dhe vuri dorėn e tij tė majtė mbi kryet e Manasit duke kryqėzuar duart, ndonėse Manasi ishte i parėlinduri.

15

Kėshtu bekoi Jozefi dhe tha: "Perėndia, para tė cilit ecėn etėrit e mi Abrahami dhe Isaku, Perėndia qė mė ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri mė sot,

16

Engjėlli qė mė ka ēliruar nga ēdo e keqe, le t`i bekojė kėta fėmijė! Le tė quhen me emrin tim dhe me emrin e etėrve tė mi Abraham dhe Isak, dhe tė shumohen fort mbi tokė!".

17

Kur Jozefi pa qė i ati kishte vėnė dorėn e djathtė mbi kokėn e Efraimit, kjo nuk i pėlqeu; prandaj ai kapi dorėn e atit tė tij pėr ta hequr nga kryet e Efraimit dhe pėr ta vėnė mbi kryet e Manasit.

18

Pastaj Jozefi i tha atit tė tij: "Jo kėshtu, ati im, sepse i parėlinduri ėshtė ky kėtu; vėre dorėn tėnde tė djathtė mbi kryet e tij".

19

Por i ati refuzoi dhe tha: "E di, biri im, e di; edhe ai do tė bėhet njė popull, edhe ai do tė jetė i madh; megjithatė, vėllai yt mė i vogėl do tė bėhet mė i madh se ai, dhe pasardhėsit e tij do tė bėhen njė mori kombesh".

20

Dhe atė ditė i bekoi duke thėnė: "Pėr ty Izraeli ka pėr tė bekuar, duke thėnė: "Perėndia tė tė bėj si Efraimi dhe si Manasi!"". Kėshtu ai e vuri Efraimin para Manasit.

21

Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Ja, unė kam pėr tė vdekur pas pak, por Perėndia do tė jetė me ju dhe do t`ju ēojė pėrsėri nė vendin e etėrve tuaj.

22

Veē kėsaj, ty po tė jap njė pjesė mė tė madhe nė krahasim me vėllezėrit e tu, atė qė fitova nga Amorejtė me shpatėn dhe harkun tim".

 

Zanafilla 49