Bibla Shqip

Zanafilla 41

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 42

1

Por Jakobi, pasi mėsoi se nė Egjipt kishte grurė, u tha bijve tė tij: "Pse shikoni njėri-tjetrin?".

2

Pastaj tha: "Ja, dėgjova se nė Egjipt ka grurė; shkoni atje poshtė pėr tė blerė grurė pėr ne, qė tė mundim tė jetojmė dhe tė mos vdesim".

3

Kėshtu dhjetė vėllezėrit e Jozefit zbritėn nė Egjipt pėr tė blerė grurė.

4

Por Jakobi nuk e dėrgoi Beniaminin, vėllanė e Jozefit, me vėllezėrit e tij, sepse thoshte: "Tė mos i ngjasė ndonjė fatkeqėsi".

5

Bijtė e Izraelit arritėn aty, pra, pėr tė blerė grurė, nė mes tė tė ardhurve tė tjerė, sepse nė vendin e Kanaanėve mbretėronte zija.

6

Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurė tėrė njerėzve tė vendit; dhe vėllezėrit e Jozefit erdhėn dhe u pėrulėn para tij me fytyrėn pėr tokė.

7

Jozefi pa vėllezėrit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si njė i huaj dhe pėrdori fjalė tė ashpra me ta, duke u thėnė: "Nga vini?". Ata u pėrgjigjėn: "Nga vendi i Kanaanit pėr tė blerė ushqime".

8

Kėshtu Jozefi njohu vėllezėrit e tij, por ata nuk e njohėn atė.

9

Atėherė Jozefit iu kujtuan ėndrrat qė kishte parė rreth tyre dhe tha: "Ju jeni spiunė! Keni ardhur kėtu pėr tė parė pikat e pambrojtura tė vendit!".

10

Ata iu pėrgjegjėn: "Jo, zotėria im; shėrbėtorėt e tu kanė ardhur pėr tė blerė ushqime.

11

Jemi tė gjithė bijtė e tė njejtit njeri, jemi njerėz tė ndershėm; shėrbėtorėt e tu nuk janė spiunė".

12

Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur pėr tė parė pikat e pambrojtura tė vendit!".

13

Atėherė ata thanė: "Ne, shėrbėtorėt e tu, jemi dymbėdhjetė vėllezėr, bij tė tė njėjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, mė i riu ėshtė sot me atin tonė, dhe njeri prej tyre nuk ėshtė mė".

14

Por Jozefi u tha atyre: "Ēėshtja qėndron ashtu siē ju thashė: ju jeni spiunė!

15

Ja si do tė viheni nė provė: ashtu siē ėshtė e vėrteta qė Faraoni jeton, nuk do tė dilni kėtej para se vėllai juaj mė i vogėl tė vijė kėtu.

16

Dėrgoni njerin prej jush tė marrė vėllanė tuaj; dhe ju do tė qėndroni kėtu nė burg, qė fjalėt tuaja tė provohen dhe tė shihet nėse thoni tė vėrtetėn; pėr ndryshe, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Faraoni jeton, ju jeni spiunė!".

17

Kėshtu i futi bashkė nė burg pėr tri ditė.

18

Ditėn e tretė, Jozefi u tha atyre: "Bėni kėtė dhe do tė jetoni; unė kam frikė nga Perėndia!

19

Nė rast se jeni njerėz tė ndershėm, njeri nga ju vėllezėrit tė rrijė i lidhur me zinxhir nė burgun tonė, dhe ju shkoni t`u ēoni grurė familjeve tuaja qė vdesin urie;

20

pastaj mė sillni vėllanė tuaj mė tė vogėl; kėshtu do tė vėrtetohen fjalėt tuaja dhe ju nuk keni pėr tė vdekur". Dhe ata vepruan kėshtu.

21

Atėherė i thonin njėri-tjetrit: "Ne jemi me tė vėrtetė fajtorė ndaj vėllait tonė, sepse e pamė ankthin e shpirtit tė tij kur ai na lutej, por nuk ia vumė veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqėsi".

22

Rubeni iu pėrgjegj atyre duke thėnė: "A nuk ju thoja unė: "Mos kryeni kėtė mėkat kundėr fėmijės!"? Por ju nuk mė dėgjuat. Prandaj tani na kėrkohet llogari pėr gjakun e tij".

23

Ata nuk e dinin qė Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte njė pėrkthyes.

24

Atėherė ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranė tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve tė tyre.

25

Pastaj Jozefi urdhėroi tė mbushnin me grurė thasėt e tyre, tė vendosnin paratė e secilit nė trastėn e tij dhe t`u jepnin ushqime pėr udhėtimin. Dhe kėshtu u bė.

26

Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarėt e tyre dhe u larguan.

27

Tani, nė vendin ku po kalonin natėn, njėri prej tyre hapi trastėn e vet pėr t`i dhėnė ushqim gomarit tė tij dhe pa aty brenda paratė e veta, qė ishin nė grykė tė trastės;

28

kėshtu iu drejtua vėllezėrve tė tij: "Paratė e mia m`u rikthyen; ja ku janė nė trastėn time". Atėherė, zemėrvrarė dhe tė trembur, i thonin njėri-tjetrit: "Ē`ėshtė vallė kjo qė na bėri Perėndia?".

29

Kėshtu arritėn te Jakobi, ati i tyre, nė vendin e Kanaanit dhe i treguan tė gjitha ato qė kishin ndodhur, duke thėnė:

30

"Njeriu, qė ėshtė zot i vendit, na foli ashpėr dhe na trajtoi si spiunė tė vendit.

31

Dhe ne i thamė: "Jemi njerėz tė ndershėm, nuk jemi spiunė;

32

jemi dymbėdhjetė vėllezėr, bij tė atit tonė; njėri nuk ėshtė mė dhe mė i riu ndodhet sot me atin tonė nė vendin e Kanaanit".

33

Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do tė provoj nėse jeni njerėz tė ndershėm: lini pranė meje njė prej vėllezėrve tuaj, merrni me vete ushqime pėr familjen tuaj qė po vdes nga uria dhe shkoni;

34

pastaj mė sillni vėllanė tuaj mė tė vogėl. Kėshtu do tė provoj qė nuk jeni spiunė, por njerėz tė ndershėm; unė do t`ju kthej vėllanė tuaj dhe ju do tė keni mundėsi tė bėni tregėti kėtu"".

35

Ndėrsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja qė pakot e parave tė secilit ishin nė trastėn e secilit; kėshtu ata dhe ati i tyre i panė pakot e parave tė tyre dhe i zuri frika.

36

Atėherė Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju mė keni lėnė pa bijtė e mi! Jozefi nuk ėshtė mė, Simeoni nuk ėshtė mė, dhe doni tė mė hiqni edhe Beniaminin! E tėrė kjo rėndon mbi mua!".

37

Rubeni i tha tė atit: "Po nuk ta ktheva, urdhėro tė vriten dy bijtė e mi. Besoma mua, unė do tė ta kthej".

38

Por Jakobi u pėrgjigj: "Biri im nuk ka pėr tė zbritur me ju, sepse vėllai i tij vdiq dhe mbeti vetėm ky: po t`i ndodhte ndonjė fatkeqėsi gjatė udhėtimit, do tė kallnit nė varr pleqėrinė time tė dhembshme".

 

Zanafilla 43