Bibla Shqip

Zanafilla 39

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 40

1

Mbas kėtyre gjėrave, ndodhi qė kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit fyen zotėrinė e tyre, mbretin e Egjiptit.

2

Dhe Faraoni u zemėrua me tė dy oficerėt e tij, kryekupėmbajtėsin dhe kryebukėpjekėsin,

3

dhe i futi nė burg, nė shtėpinė e kreut tė rojeve, nė po atė burg ku ishte mbyllur Jozefi.

4

Dhe kapiteni i rojeve i la nėn mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kėshtu ata qėndruan nė burg pėr njė farė kohe.

5

Po atė natė, kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit, qė ishin tė mbyllur nė burg, panė qė tė dy njė ėndėrr, secili ėndrrėn e tij, me njė kuptim tė veēantė.

6

Dhe tė nesėrmen nė mėngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin tė shqetėsuar.

7

Atėherė ai pyeti oficerėt e Faraonit, qė ishin me tė nė burg, nė shtėpinė e zotėrisė sė tij dhe u tha: "Pse keni sot njė fytyrė kaq tė trishtuar?".

8

Ata iu pėrgjegjėn: "Kemi parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė". Atėherė Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i pėrkasin vallė Perėndisė? Mė tregoni ėndrrat, ju lutem".

9

Kėshtu kryekupėmbajtėsi i tregoi Jozefit ėndrrėn e tij dhe i tha: "Nė ėndrrėn time kisha pėrpara njė hardhi;

10

dhe nė atė hardhi kishte tri degė, tė cilat sa vunė lastarė, lulėzuan dhe dhanė vile rrushi tė pjekur.

11

Tani unė kisha nė dorė kupėn e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha nė kupėn e Faraonit dhe e vura kupėn nė dorė tė Faraonit".

12

Jozefi i tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri degėt janė tri ditė;

13

nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė bėjė tė ngresh pėrsėri kokėn lart, do tė tė rivendosė nė detyrėn tėnde dhe ti do t`i japėsh nė dorė kupėn Faraonit, siē bėje mė parė, kur ishe kupėmbajtėsi i tij.

14

Por mė kujto mua kur tė jesh i lumtur; tė lutem, trego dashamirėsi ndaj meje, duke i folur pėr mua Faraonit, dhe mė nxirr nga kjo shtėpi;

15

sepse mua mė sollėn fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe kėtu s`kam bėrė gjė pėr t`u futur nė kėtė burg tė nėndheshėm".

16

kryebukėpjekėsi, duke parė se interpretimi ishte i favorshėm, i tha Jozefit: "Edhe unė nė ėndrrėn time kisha tri shporta me bukė tė bardhė mbi krye;

17

dhe nė shportėn mė tė lartė kishte ēdo lloj gjellėsh tė pjekura nė furrė pėr Faraonin; dhe zogjtė i hanin nga shporta qė kisha mbi krye".

18

Atėherė Jozefi u pėrgjegj dhe tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri shportat janė tri ditė;

19

nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė heqė kokėn nga shpatullat, do tė varė nė njė pemė, dhe zogjtė do tė hanė mishrat e trupit tėnd".

20

Tani ditėn e tretė, ditėn e pėrvjetorit tė Faraonit, ndodhi qė ai shtroi njė banket pėr tė gjithė shėrbėtorėt e tij; dhe bėri qė tė ngrinin kokėn lartė si kryekupėmbajtėsi dhe kryebukėpjekėsi, nė mes tė shėrbėtorėve tė tij.

21

Kėshtu e rivendosi kryekupėmbajtėsin nė detyrėn e tij si kupėmbajtės qė t`i jepte kupėn nė dorė Faraonit,

22

por bėri qė ta varnin kryebukėpjekėsin simbas interpretimit qė Jozefi u kishte dhėnė.

23

Por kryekupėmbajtėsi nuk u kujtua pėr Jozefin, por e harroi.

 

Zanafilla 41