Bibla Shqip

Zanafilla 38

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 39

1

Ndėrkaq Jozefi u ēua nė Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, njė egjiptas, e bleu nga Ismaelitėt qė e kishin sjellė atje.

2

Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte nė shtėpinė e zotėrisė sė tij, egjiptasit.

3

Dhe zotėria e tij e pa qė Zoti qe me tė dhe qė Zoti e sillte mbarė nė duart e tij gjithēka bėnte.

4

Kėshtu Jozefi fitoi hir nė sytė e atij dhe hyri nė shėrbimin personal tė Potifarit, qė e emėroi kryeadministrator tė shtėpisė sė tij dhe i la nė dorė gjithēka zotėronte.

5

Nga ēasti qė e bėri kryeadministrator tė shtėpisė sė tij dhe pėr gjithēka qė zotėronte, Zoti e bekoi shtėpinė e egjiptasit pėr shkak tė Jozefit; dhe bekimi i Zotit pėrfshiu gjithēka ai kishte nė shtėpi dhe nė fushė.

6

Kėshtu Potifari la gjithēka kishte nė dorė tė Jozefit dhe nuk shqetėsohej mė pėr asgjė, pėrveē ushqimit tė vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte njė pamje tėrheqėse.

7

Mbas gjithė kėtyre gjėrave, gruaja e zotėrisė sė tij ia vuri sytė Jozefit dhe i tha: "Bjerė e fli me mua".

8

Por ai e refuzoi dhe i tha gruas sė zotėrisė sė tij: "Ja, zotėria ime nuk shqetėsohet pėr ato qė ka lėnė nė shtėpi me mua dhe ka lėnė nė duart e mia gjithēka zotėron.

9

Nuk ka asnjė mė tė madh se unė nė kėtė shtėpi; ai nuk mė ka ndaluar asgjė veē teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bėj unė kėtė tė keqe tė madhe dhe tė kryej njė mėkat kundėr Perėndisė?".

10

Me gjithė faktin qė ajo i fliste Jozefit pėr kėtė gjė ēdo ditė, ai nuk pranoi tė binte nė shtrat me tė dhe t`i jepej asaj.

11

Njė ditė ndodhi qė ai hyri nė shtėpi pėr tė bėrė punėn e tij, dhe nuk ndodhej nė shtėpi asnjė prej shėrbėtorėve.

12

Atėherė ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja tė shtrihesh me mua". Por ai ia la nė dorė rroben e tij, iku duke vrapuar jashtė.

13

Kur ajo pa qė ai ia kishte lėnė nė dorė rroben e tij dhe kishte ikur jashtė,

14

thirri shėrbėtorėt e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli nė shtėpi njė hebre pėr t`u tallur me ne; ai erdhi tek unė pėr tė rėnė me mua, por unė bėrtita me tė madhe.

15

Me tė dėgjuar qė unė ngrita zėrin dhe fillova tė bėrtas, ai la rrobėn e tij pranė meje, iku dhe vrapoi jashtė".

16

Kėshtu ajo mbajti pranė saj rroben e tij, deri sa u kthye nė shtėpi zotėria e saj.

17

Atėherė ajo i foli nė kėtė mėnyrė: "Ai shėrbėtor hebre, qė ti na solle, erdhi tek unė pėr tė mė vėnė nė lojė.

18

Por sa ngrita zėrin dhe bėrtita, ai la rroben pranė meje dhe iku jashtė".

19

Kėshtu, kur zotėria e saj dėgjoi fjalėt e gruas sė vet qė i fliste nė kėtė mėnyrė duke thėnė: "Shėrbėtori yt mė ka bėrė kėtė gjė!", ai u inatos.

20

Atėherė zotėria e Jozefit e mori dhe e futi nė burg, nė vendin ku ishin mbyllur tė burgosurit e mbretit. Kėshtu ai mbeti nė atė burg.

21

Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirės ndaj tij, duke bėrė qė t`i hynte nė zemėr drejtorit tė burgut.

22

Kėshtu drejtori i burgut i besoi Jozefit tėrė tė burgosurit qė ndodheshin nė burg; dhe ai ishte pėrgjegjės pėr tė gjitha qė bėheshin aty brėnda.

23

Drejtori i burgut nuk kontrollonte mė asgjė nga ato qė i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me tė, dhe Zoti e bėnte tė mbarė gjithēka qė ai bėnte.

 

Zanafilla 40