Bibla Shqip

Zanafilla 36

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 37

1

Por Jakobi banoi nė vendin ku i ati kishte qėndruar, nė vendin e Kanaanėve.

2

Kėta janė pasardhėsit e Jakobit. Jozefi, nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare, kulloste kopenė bashkė me vėllezėrit e tij; i riu rrinte me bijėn e Bilhahės dhe me bijtė e Zilpahės, qė ishin gratė e babait tė tij. Por Jozefi i tregoi tė atit pėr namin e keq qė pėrhapej mbi sjelljen e tyre.

3

Por Izraeli e donte Jozefin mė tepėr se tėrė bijtė e tij, sepse ishte biri i pleqėrisė sė tij; dhe i bėri njė rrobe tė gjatė deri te kėmbėt.

4

Por vėllezėrit e tij, duke parė qė i ati i tyre e donte mė tepėr nga tė gjithė vėllezėrit e tjerė, filluan ta urrejnė dhe nuk mund t`i flisnin nė mėnyrė miqėsore.

5

Por Jozefi pa njė ėndėrr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij; dhe kėta e urryen edhe mė tepėr.

6

Ai u tha atyre: "Dėgjoni, ju lutem, ėndrrėn qė pashė.

7

Ne ishim duke lidhur duaj nė mes tė arės, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qėndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhėn dhe u pėrkulėn pėrpara duajve tė mi".

8

Atėherė vėllezėrit e tij i thanė: "A duhet tė mbretėrosh ti mbi ne, ose do tė na sundosh me tė vėrtetė?". Dhe e urryen edhe mė tepėr pėr shkak tė ėndrrave tė tij dhe tė fjalėve tė tij.

9

Ai pa njė ėndėrr tjetėr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr tjetėr! Dhe ja, dielli, hėna dhe njėmbėdhjetė yje pėrkuleshin para meje".

10

Dhe ai ia tregoi kėtė ėndėrr atit tė tij dhe vėllezėrve tė tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ē`kuptim ka ėndrra qė ke parė? A do tė duhet qė pikėrisht unė, nėna jote dhe vėllezėrit e tu tė vijnė e tė pėrkulemi deri nė tokė para teje?".

11

Dhe vėllezėrit e tij e kishin zili, por i ati e mbante pėrbrenda kėtė gjė.

12

Ndėrkaq vėllezėrit e Jozefit kishin vajtur pėr tė kullotur kopenė e atit tė tyre nė Sikem.

13

Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vėllezėrit e tu a nuk janė ndofta duke kullotur kopenė nė Sikem? Eja, do tė dėrgoj tek ata". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

14

Izraeli i tha: "Shko tė shikosh nė se vėllezėrit e tu janė mirė dhe nė se kopeja shkon mirė, dhe kthehu tė mė japėsh pėrgjigje". Kėshtu e nisi nė luginėn e Hebronit dhe ai arriti nė Sikem.

15

Ndėrsa ai endej nė fushė, njė burrė e gjeti dhe e pyeti: "Ēfarė kėrkon?".

16

Ai u pėrgjegj: "Jam duke kėrkuar vėllezėrit e mi; tė lutem mė trego se ku ndodhen duke kullotur bagėtinė".

17

Ai burrė i tha: "Ata kanė ikur sė kėtejmi, sepse i dėgjova qė thonin: "Tė shkojmė nė Dothan"". Atėherė Jozefi shkoi tė kėrkojė vėllezėrit e tij dhe i gjeti nė Dothan.

18

Ata e panė sė largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundėr tij pėr ta vrarė.

19

Dhe i thanė njėri tjetrit: "Ja ku po vjen ėndėrruesi!

20

Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim nė njė pus; do tė themi pastaj qė njė kafshė e egėr e hėngri; kėshtu do tė shohim se ē`pėrfundim do tė kenė ėndėrrat e tij".

21

Rubeni i dėgjoi kėto dhe vendosi ta shpėtojė nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".

22

Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni nė kėtė pus tė shkretėtirės dhe mos e goditni me dorėn tuaj". Thoshte kėshtu pėr ta shpėtuar nga duart e tyre dhe pėr t`ia shpėnė tė atit.

23

Kur Jozefi arriti pranė vėllezėrve tė tij, kėta e zhveshėn nga veshja e tij, nga rrobja e gjatė qė i arrinte deri te kėmbėt;

24

pastaj e kapėn dhe e hodhėn nė pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujė brenda.

25

Pastaj u ulėn pėr tė ngrėnė; por, duke ngritur sytė, ata panė njė karvan Ismaelitėsh qė vinte nga Galaadi me devetė e tyre tė ngarkuara me erėza, balsame dhe mirrė, dhe udhėtonte pėr t`i ēuar nė Egjipt.

26

Atėherė Juda u tha vėllezėrve tė tij: "Ē`dobi do tė kemi po tė vrasim vėllanė tonė dhe tė fshehim gjakun e tij?

27

Ejani, t`ia shesim Ismaelitėve dhe tė mos e godasė dora jonė, sepse ėshtė vėllai ynė, mishi ynė". Dhe vėllezėrit e tij e dėgjuan.

28

Ndėrsa po kalonin ata tregtarė Madianitė, ata e ngritėn dhe e nxorėn Jozefin jashtė pusit dhe ia shitėn Ismaelitėve pėr njėzet monedha argjendi. Dhe kėta e shpunė Jozefin nė Egjipt.

29

Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte mė nė pus. Atėherė ai i ēorri rrobat e tij.

30

Pastaj u kthye te vėllezėrit e tij dhe tha: "Djali nuk ėshtė mė; po unė, ku do tė shkoj unė?".

31

Kėshtu ata muarėn rrobėn e gjatė tė Jozefit, therėn njė cjap dhe e futėn rrobėn nė gjak.

32

Pastaj e ēuan rrobėn te babai dhe i thanė: "Kemi gjetur kėtė; shiko pak nėse ėshtė rrobja e birit tėnd".

33

Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtė rrobja e tim biri, e ka ngrėnė ndonjė kafshė e egėr; me siguri Jozefin e kanė bėrė copė e ēikė".

34

Atėherė Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi njė grathore dhe mbajti zi pėr birin e tij shumė ditė.

35

Dhe tė gjithė bijtė dhe tė gjitha bijat e tij erdhėn pėr ta ngushėlluar, por ai nuk pranoi tė ngushėllohet dhe tha: "Unė do tė zbres nė Sheol pranė birit tim pėr tė mbajtur zi". Kėshtu e qau i ati.

36

Ndėrkaq Madianitėt e shitėn Jozefin nė Egjipt dhe ia shitėn Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

 

Zanafilla 38