Bibla Shqip

Zanafilla 27

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

Atėherė Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha kėtė urdhėr dhe i tha: "Mos u marto me njė grua nga Kanaanėt.

2

Ēohu, shko nė Padan-Aram, nė shtėpinė e Bethuelit, i ati i nėnės sate, dhe merr pėr grua njė nga bijat e Labanos, vėllait tė nėnės sate.

3

Perėndia i plotfuqishėm tė bekoftė, tė bėftė pjellor dhe tė shumoftė, nė mėnyrė qė ti tė bėhesh njė kuvend popujsh,

4

dhe tė dhėntė bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhėsve tė tu, nė mėnyrė qė ti tė jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe qė Perėndia ia fali Abrahamit".

5

Kėshtu Isaku e nisi Jakobin, qė shkoi nė Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vėllai i Rebekės, nėna e Jakobit dhe e Esaut.

6

Por Esau pa qė Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur nė Padan-Aram qė tė merrte atje njė grua por, duke e bekuar, i kishte dhėnė kėtė urdhėr duke thėnė: "Mos merr grua nga bijat e Kanaanit";

7

dhe Jakobi i ishte bindur tė atit dhe nėnės sė tij, dhe ishte nisur pėr nė Padan-Aram.

8

Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy tė keq nga Isaku, babai i tij,

9

shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, tė bijėn e Ismaelit, qė ishte biri i Abrahamit, dhe motėr e Nebajothit, me qėllim qė ajo tė bėhej gruaja e tij, pėrveē grave tė tjera qė kishte.

10

Dhe Jakobi u nis nė Beer-Sheba dhe shkoi nė drejtim tė Haranit.

11

Arriti nė njė farė vendi dhe aty kaloi natėn, sepse dielli kishte perėnduar. Atėherė mori njė nga gurėt e atij vendi, e vuri nėn krye tė tij dhe aty ra nė gjumė.

12

Dhe pa nė ėndėrr njė shkallė tė mbėshtetur mbi tokė, maja e sė cilės prekte qiellin; dhe ja engjėjt e Perėndisė hipnin e zbrisnin nė tė.

13

Dhe ja, Zoti ndodhej nė majė tė saj dhe i tha: "Unė jam Zoti, Perėndia i Abrahamit, babait tėnd, dhe Perėndia i Isakut; tokėn mbi tė cilėn je shtrirė do tė ta jap ty dhe pasardhėsve tė tu;

14

dhe pasardhėsit e tu do tė jenė si pluhur i tokės, dhe ti do tė shtrihesh nė perėndim dhe nė lindje, nė veri dhe nė jug; dhe tėrė familjet e tokės do tė bekohen nėpėrmjet teje dhe pasardhėsve tė tu.

15

Dhe ja, unė jam me ty dhe do tė tė mbroj kudo qė tė vesh, dhe do tė tė sjell pėrsėri nė kėtė vend; sepse nuk do tė tė braktis para se tė bėj atė qė tė kam thėnė".

16

Atėherė Jakobit i doli gjumi dhe tha: "Me siguri Zoti ėshtė nė kėtė vend dhe unė nuk e dija".

17

Dhe pati frikė e tha: "Sa i tmerrshėm ėshtė ky vend! Kjo nuk ėshtė tjetėr veēse shtėpia e Perėndisė, dhe kjo ėshtė porta e qiellit!".

18

Kėshtu Jakobi u ngrit herėt nė mėngjes, mori gurin qė kishte vėnė nėn krye tė vet, e ngriti si njė pėrmendore dhe derdhi vaj mbi majėn e saj.

19

Dhe e quajti kėtė vend Bethel, kurse mė parė emri i qytetit ishte Luc.

20

Pastaj Jakobi lidhi njė kusht duke thėnė: "Nė qoftė se Perėndia do tė jetė me mua dhe do tė mė mbrojė gjatė kėtij udhėtimi qė jam duke bėrė, nė qoftė se do tė mė japė bukė pėr tė ngrėnė dhe rroba pėr t`u mbuluar,

21

dhe do tė kthehem nė shtėpinė e babait tim nė paqe, atėherė Zoti do tė jetė Perėndia im;

22

dhe ky gur qė kam ngritur si pėrmendore, do tė jetė shtėpia e Perėndisė; dhe nga tė gjitha ato qė do tė mė japėsh, unė do tė japė tė dhjetėn"

 

Zanafilla 29